Nuk ka rikonstruim të Qeverisë para zgjedhjeve lokale, deklaroi Mickoski
- Qeveria nuk do të rikonstruohet para zgjedhjeve lokale, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari dhe drejtorin e FSSH-së, Sasho Klekovski.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:13, 7 prill, 2025

Shkup, 7 prill 2025 (MIA) - Qeveria nuk do të rikonstruohet para zgjedhjeve lokale, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari dhe drejtorin e FSSH-së, Sasho Klekovski.
Në pyetjen nëse është planifikuar rikonstruimi i Qeverisë para zgjedhjeve lokale, kryeministri shkurtimisht u përgjigj: "Jo".
Kryeministri përsëriti se Qeveria funksionon e bashkuar dhe e vetme. "Raportet në Qeveri janë të shkëlqyeshme brenda koalicionit", tha Mickoski.
Gjatë ditëve të kaluara disa nga mediumet kumtuan për tensione në koalicion nga blloku politik shqiptar "VLEN" dhe largimin e minsitrit të Shëndetësisë, Arben Taravari nga ky koalicion.
Zëvendëskryeminsitri dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i cili është pjesë e koaliconit "VLEN" sot në deklaratë për mediumet i pyetur se çfarë janë raportet mes subjekteve politike brenda në koalicionin "VLEN", tha se askush nuk ka dilema, përveç kryetarit të Aleancës për shqiptarët dhe ministër i Shëndetësisë Arben Taravari, për çka tha "sheh mundësi për bashkëpunim me Bashkimin Demokratik për Integrim".
"Marrëdhëniet me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari janë të mira dhe komunikojmë, por të gjithë duhet të kenë parasysh se VLEN është antipod i BDI-së, përkatësisht Koalicion i cili fitoi në zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe e solli ndryshimin e shumëpritur në kampusin shqiptar. Ne punojmë në atë ndryshim deri në fund që atë ta ndjejnë edhe qytetarët ... Askush nuk ka dilema në Koalicion, i vetmi që ka dilema i cili sheh mundësi për bashkëpunimm me Bashkimin Demokratik për Integrim është zotëri Taravari, prandaj atë do ta pyesni, por mendoj se VLEN i fitoi votat, 107.000 vota si antipod dhe lider në kampusin shqiptar. Pra, askush nuk ka dilema përveç Taravarit që duhet t'i pastrojë dilemat. Vlen dhe bashkëpunimi me BDI-në mendoj se është i panatyrshëm", theksoi Mexhiti.
Taravari paralajmëroi se lidhur me tensionimet do të përgjigjet në pyetje të gazetarëve rreth orës 13:00.
Këtë fundjavë, Taravari para fillimit të Kuvendit partiak që u mbajt në Gostivar, tha se Aleanca për shqiptarët është pjesë e Kolaicionit VLEN dhe se do të tentojnë deri në fund të gjejnë zgjidhje, nëse jo, vetë do të shkojnë në zgjedhje. Taravari në mënyrëd ecide mohoi koalicion të mundshëm me ish-partiakun, Ziadin Sela. ab/
Fotо: МIА arkivi