• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nuk ka mbledhje për Komisionin Anketues për Onkologjinë, afati për konkluzione është deri më 3 dhjetor

Nuk ka mbledhje për Komisionin Anketues për Onkologjinë, afati për konkluzione është deri më 3 dhjetor

Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA) - Komisioni Anketues për skandalin me Klinikën e Onkologjisë sot nuk do të ketë mbledhje edhe krahas asaj që afati për miratimin e konkluzioneve është deri më 3 dhjetor, konfirmoi për MIA-n kryetarja e Komisionit Anketues, Rashella Mizrahi. Deputetët e shumicës qeveritare dhe opozita dje dolën me konkluzione të ndryshme. 

"Ende jam e tronditur për atë që deputetët e shumicës nuk duan ta respektojnë vendimin e plenumit, ku kërkohet, nëse ka, të përcaktohet përgjegjësi politike për person me emër dhe mbiemër. Sepse në vendimin tonë, neni 2 paragrafi 2, qëndron konfirmimi i përgjegjësisë politike i funksionarëve shëndetësorë dhe funksionarë të tjerë qeveritare", tha Mizrahi për MIA-n.

Në mbledhje e djeshme kishte mospajtime në mesin e anëtarëve të Komisionit rreth konkluzioneve për vërtetimin e përgjegjësisë politike. 

Kryetarja e Komisionit, Rashella Mizrahi informoi se Komisioni Anketues ka konfirmuar përgjegjësi politike te ish ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ish drejtorët e Onkologjisë, Nikolla Vasev dhe Nehat Nuhi, ish drejtoresha e ISHSSH Irina Sotirova Buhova, si dhe ish drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor, Stevo Kërstevski dhe Faton Ahmeti për shkelje të parimeve kushtetuese, mosveprim në bazë të kompetencave të shënuara në ligjet nga sfera e sistemit shëndetësor, si dhe shkelje të rregullave pozitive nga aktet nënligjore me të cilat rregullohen organizata, puna dhe kontrolli i institucioneve shëndetësorë.

Deputetët e LSDM-së nuk u pajtuan me këto konkluzione të cilat, siç thanë, janë konkluzione vetëm nga anëtarët e VMRO-DPMNE-së. Kërkuan dorëheqje nga kryetarja e Komisionit. 

Ata dorëzuan konkluzionet e tyre me të cilat kërkojnë nga PTHP urgjentisht t'i zbardhë dyshimet për keqpërdorim të terapisë në Klinikën e Onkologjisë, si dhe ndikimin potencial negativ mbi shëndetin dhe jetën e pacientëve.

Vendimi për formimin e Komisionit anketues ishte marrë më 20 shtator pas akuzave në publik për keqpërdorim të ilaçeve në këtë Klinikë. Prokuroria publike ka hapur edhe procedurë parahetimore. 

Akuzat për keqpërdorim të ilaçeve në Klinikë, shkaktuan reagime në publik dhe protesta. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR