• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nuk ka marrëveshje për kërkesat e SASHK-ut, bisedimet vazhdojnë

Nuk ka marrëveshje për kërkesat e SASHK-ut, bisedimet vazhdojnë
Shkup, 4 prill 2022 (MIA)- Nuk kemi zgjidhje afatshkurtër me të cilën menjëherë do të rriten pagat e veprimtarive që përfaqësojmë për 18.4 për qind, ka thënë kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov pas takimit të sontëm në Ministrinë e Financave. “Për fat të keq asnjë përqindje, asnjë shifër nuk u paraqit në tryezë dhe doemos të them se dalim të zhgënjyer që nuk kemi çfarë t'i përcjellim opinionit dhe anëtarësisë. Natyrisht që joseriozisht po merret se do të ketë grevë të përgjithshme më 11 prill e cila mund të ketë pasoja shumë serioze për të gjithë”, tha Nedellkov pas takimit. Ai theksoi se nuk pajtohen me vlerësimet se do të shkaktohen pasoja serioze për Buxhetin dhe se e mundur është të ketë inflacion nëse rriten pagat e punëtorëve siç kërkon SASHK-u. Nga ana tjetër, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska theksoi se dialogu vazhdon dhe se do të përpiqen që deri më 11 prill të gjejnë zgjidhje. “Diskutuam për një zgjidhje që do të thotë zgjidhje e përhershme e problemit me sistemin e pagave. Është e drejtë legjitime e secilit të protestojë, por në aspektin e mbrojtjes së fëmijëve ata duhet të përkujdesen. Edhe sipas Kushtetutës dhe ligjit nuk guxon të ndërpritet procesi i kujdesit ndaj fëmijëve”, deklaroi Trencevska. Nëse edukatoret refuzojnë t'i pranojnë fëmijët në kopshte, siç tha, Ligji për mbrojtjen e fëmijëve parasheh gjoba. “Duhet të sigurojnë zëvendësim për të gjithë ata që do të bëjnë grevë”, nënvizoi Trençevska.    

QËNDRONI TË LIDHUR