• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nuk ka konsensus në Këshillin e Sigurisë për pranimin e Palestinës si anëtare e plotfuqishme në KB

Nuk ka konsensus në Këshillin e Sigurisë për pranimin e Palestinës si anëtare e plotfuqishme në KB

Nju-Jork, 12 prill 2024 (MIA) - Anëtaret e Këshillit të Sigurisë së KB-së mbrëmë nuk patën sukses që të bien dakord për kërkesën e Palestinës për anëtarësim të plotë në organizatën botërore, deklaroi ambasadori i Maltës, vendi që në prill kryeson Këshillin e Sigurimit, transmeton Beta.

"Nuk kishte konsensus për pranimin e shtetit palestinez", tha Vanesa Frejzier pas takimit me dyer të mbyllura. 

Megjithatë, mungesa e konsensusit nuk e pengon shtetin anëtar që ta paraqesë këtë çështje për votim në Këshillin e Sigurimit.

Këshilli i Sigurimit të KB-së vendosi të përgjigjet në këkesën e Palestinës për anëtarësim të plotfuqishëm në Kombet e Bashkuara deri në fund të prillit, deklaroi më herët Frejzer, ku autoritetet palestineze e përshkruan si "historike", ndërsa Izraeli ashpër i dënon. 

Në shtator të vitit 2011, kryetari i autoritetet palestinez, Mahmud Abas, e ka ngritur procedurën, duke kërkuar "qasjen e shtetit të Palestinës në KB", por që atëherë procedura nuk ka përfunduar. Në nëntorë të vitit 2012, Palestina e fitoi statusin e "shtet vëzhgues i cili nuk është anëtar" i KB-së.

Palestina javën e kaluar përditësoi kërkesën e saj për anëtarësim në KB në një letër drejtuar Këshillit të Sigurisë së KB-së, duke vënë në dukje ofensivën izraelite në Gazë, ndërsa ky organ nga e hëna filloi procesin e shqyrtimit të kërkesës. qa

Foto. Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR