• e diel, 22 dhjetor 2024

Nuk ka asnjë rast të konfirmuar të variantit Omikron në vend, dominues është ende lloji Delta

Nuk ka asnjë rast të konfirmuar të variantit Omikron në vend, dominues është ende lloji Delta
Shkup, 7 dhjetor 2021 (MIA) - Edhe pse në të gjitha shtetet e botës me tempo të shpejtë po përhapet varianti Omikron i koronavirusit, te ne tani për tani nuk është regjistruar asnjë rast. Ende dominues mbetet varianti Delta, si tek te, ashtu edhe në shtetet e rajonit. Në ndërkohë, kompetentët bëjnë thirrje në vaksinim më masiv, e cila paraqet dalje të vetme reale nga pandemia. Varianti i ri Omikron dje për herë të parë ishte konfirmuar në Ballkan. Më saktë, bëhet fjalë për dy pacientë nga Kroacia të cilët janë infektuar me variantin e ri, ndërsa  ata nuk kanë qëndruar në Afrikën Jugore, por ishin në mbledhje në të cilën ka pasur mysafirë nga vendet e huaja. Edhe pse ky variant, po përhapet shpejtë, indikacionet e para tregojnë se ai është më pak i rrezikshëm se varianti Delta. Këtë dje e deklaroi këshilltari kryesor i presidentit amerikan për pandeminë, infektologu dr. Entoni Fauçi. Ai përmendi se shkencëtarëve u nevojiten më shumë informata para se të sjellin konkluzion për seriozitetin e variantit Omikron. Varianti Omikron tani është zbuluar në një të tretën e shteteve federale amerikane, duke e përfshirë edhe bregun perëndimor, jugor dhe verilindor. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), personat e infektuar me variantin Omikron, zakonisht kanë  formë më të lehtë të sëmundjes. Në ndërkohë vaksinimi mbetet dalja e vetme nga epidemia. Megjithatë, Komisioni Evropian nuk do të rekomandojë vaksinim të obligueshëm në Bashkimin Evropian, kumtoi mbrëmë zëdhënësi i Komisionit Evropian Erik Mamer. Agjencia e Maqedonisë për Barna dhe Pajisje Mjekësore (MALMED), sërish dje publikoi se deri tani ka marrë dy raporte nga mjekët për dyshim të vdekjes  pas vaksinës së marrë kundër Kovid-19. Po bëhet përpunimi komplet që të dëshmohet nëse reagimet e padëshiruara janë me të vërtetë të lidhura me  përdorimin e vaksinave kundër Kovid-19. Udhëheqësja e sektorit në Agjencinë për Barna dhe Pajisje Mjekësore (MALMED), Merjem Haxhihamza sqaroi se raportet përveç në Qendrën për monitoring Upsala, janë dërguar edhe në Institutin për Shëndet Publik, ku bëhet përpunimi i mëtutjeshëm. Megjithatë, siç potencon, bëhet fjalë për dyshime dhe të dhënave jozyrtare. Efektet e vaksinimit janë shumë, shumë më të mëdha. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR