• e premte, 05 korrik 2024

Nuk do të mbyllet rruga nga fshati Viniçan deri në Gradsko për festat e ardhshme

Nuk do të mbyllet rruga nga fshati Viniçan deri në Gradsko për festat e ardhshme

Shkup, 15 prill 2023 (MIA) - Aksi rrugor nga fshati Viniçan deri në Gradsko për festat e ardhshme (14, 15, 16 dhe 17 prill 2023), nuk do të mbyllet,  por aksi rrugor  është në ndërtim  dhe shpejtësia e lëvizjes është përshtatur në 40 km/h. 

Nga LAMM informojnë  se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.

 Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.  Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Rekomandohet shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ar/

 Foto. MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR