• e martë, 19 nëntor 2024

Nuk është e infektuar secila rriqër, por ethet hemorragjike kongo-krime janë sëmundje serioze

Nuk është e infektuar secila rriqër, por ethet hemorragjike kongo-krime janë sëmundje serioze

Shkup, 16 gusht 2023 (MIA) - Jo secila rriqër është e infektuar, por ethet hemorragjike kongo-krime janë sëmundje serioze, paralajmërojnë ekspertët. Tre raste janë evidentuar tani në vend. Në rastin e parë, ndërroi jetë pacientja 27-vjeçare, pas infektimit me kafshim nga rriqra. Në rastin e dytë bëhet fjalë për infermieren, e cila po mjekohet në Klinikën infektive dhe tani është në gjendje stabile. Rasti i tretë tek ne është qytetari 42-vjeçar i Velesit, ndërsa mënyra e mundshme e infektimit është peshkimi i tij.

Epidemia e parë tek ne në vitin 1971

Sipas të dhënave të Institutit për shëndet publik, epidemia e parë nga kjo sëmundje tek ne është evidentuar në vitin 1971. Me atë rast, janë sëmurë 13 persona me epilog vdekjen në një familje në fshatin tetovar, Çiflik. pas kësaj epidemie, në mënyrë laboratorike është konstatuar një rast në vitin 2010. Duke pasur parasysh se ekzistojnë kushte për vatra natyrore edhe në rajone të tjera të vendit, kjo së,undje paraqet rrezik potencial. Nga vendet fqinje, sëmundja është endemike në Kosovë, ndërsa janë regjistruar raste sporadike edhe në disa vende të tjera evropiane.

Bartja. shenjat, simptomat

Virusi bartet tek njerëzit ose pas kafshimit nga rriqra, ose përmes kontaktit me gjakun e infektuar apo indin kafshëror, gjatë dhe mu para therrjes së kafshëve. Pjesa më e madhe e rasteve të sëmundjes kanë të bëjnë me njerëz të cilët janë përfshirë në punën me kafshë, siç janë punonjësit bujqësorë, punonjësit në therrtore dhe veterinarët. Bartja nga njeriut tek njeriut mund të ndodhë si rezultat i kontaktit të afërt me gjakun, organet apo lëngjet trupore të personave të sëmurë. Gjatësia e periudhës nga infektimi deri te paraqitja e simptomave varet nga ,ënyra e përfitimit të virusit. Pas infektimit me kafshim nga rriqra, periudha zakonisht është një deri tre ditë, me maksimum prej njëntë ditëve. Periudha pas kontaktit me gjakun e infektuar apo infe, zakonisht është pesë deri gjashtë ditë, me maksimum të dokumentuara 13 ditë.

Fillimi i sëmundjes është i papritur, me kokëdhimbje, temperaturë të lartë, dhimbje në shpinë, dhimbje në kyçe, dhimbje në stomak dhe të vjella.

"Sy të kuq, fytyrë e kuqe, fyt i kuq dhe njolla të kuqe në qiellzë, janë gjithashtu të prnaishme. Mund të lajmërohet verdhëza, ndërsa në rastet më të rënda, ndryshime në disponim, Siç përparon sëmundja, në trupin e të sëmurit paraqiten pjesë të mëdha të mavijosura, si dhe gjakderdhje nga hunda. Rikuperimi është i ngadalshëm", ceket në prëshkrim.

Mbrojtja dhe kontrolli i sëmundjes

Për ulje të rrezikut nga bartja nga rriqra tek njeriu - nëse qëndroni në vend ku ka rriqra, mbani veshje e cila nuk do të lë zbuluar pjesët e trupit - mbuloni duart, këmbët dhe pjesët e tjera të eksponuara - qafën, kokën; mbani veshje me ngjyra të hapura në mënyrë që të mundësohet zubulimi i lehtë i rriqrave në veshje; spërkatni veshjet me sprej në bazë të piretroidit sintetik - permetrin apo përdorni veshje posaçërisht të trajtuar me permetrin, në mënyrë që të ulet mundësia e ngitjes së rriqrave në veshje. Kushtojini vëmendje të veçantë pjesëve me qime të trupit ku rriqrat kanë më shumë gjasa të ngjiten, duke përfshirë kokën, qafën dhe pas veshëve, veçanërisht te fëmijët. Rriqrat gjithashtu shpesh ngecin në palosjet e trupit - në sqetull, në ijë, nën gji tek gratë, palosjet e stomakut, etj.; përpiquni të kontrolloni kafshët për praninë e rriqrave dhe, nëse ka, t'i eliminoni ato; dhe shmangni rajonet ku rriqrat janë të pranishëm dhe pjesët e vitit kur ato janë më aktive.

Клиниката за инфективни болести и фебрилни состојби денеска соопшти дека во целост ги демантира наводите на мајката со четиримесечното бебе, која тврди дека лежат во болница и ниту еден докто

Kur bëhet fjalë për uljen e rrezikut të transmetimit nga kafsha te njeriu, rekomandohen dorëza dhe veshje të tjera mbrojtëse ndërsa njerëzit trajtojnë kafshët ose indet e tyre në zona endemike, veçanërisht gjatë therjes, karantinimit të kafshëve përpara se të hyjnë në thertore ose rutinës për t'u trajtuar me pesticideve, dy javë para therjes.

"Ulja e rrezikut të transmetimit nga njeriu te njeriu - shmangni kontaktin e ngushtë fizik me të sëmurët, vishni dorëza dhe pajisje mbrojtëse kur kujdeseni për personat e sëmurë, lani duart rregullisht me sapun dhe ujë pasi të kujdeseni ose vizitoni të sëmurët, thuhet në rekomandimet e Institutit për shëndet publik.

Në vend arriti edhe medikamenti "ribavirin", siç u sqarua, ai jepet vetëm në situatë kur nuk ka zgjidhje tjetër. tek pacientë me pasqyrë të rëndë klinike.

Kompetentët thonë se nuk ka hapësirë për panik, por, gjatë kafshimit nga rriqra, shpejtë të kërkohet ndihma mjekësore, dhe jo situata të trajtohet në shtëpi. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR