• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nuhiu: Koncepti i arsimit dual duhet të zgjerohet edhe në fakultete

Nuhiu: Koncepti i arsimit dual  duhet të zgjerohet edhe në fakultete

 Shkup, 18 tetor 2023 (MIA) -  Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Agim Nuhiu pret që koncepti i arsimit dual duhet të zgjerohet edhe në arsimin e lartë.

 Ashtu siç njoftoi MASH-i, Nuhiu në ngjarjen në Fakultetin e Bujqësisë në Shtip ka shprehur kënaqësi se instutucionet arsimore në vend gjithnjë e më shumë vendosin relacione të mira me kompanitë të cilat bëhen pjesëmarrës në procesin edukativo-arsimor, duke e forcuar komponentën  - trajnim praktik.

 "Sinqerisht shpresoj që ky koncept do të zgjerohet, do të jetë pasqyrë edhe në arsimin e lartë dhe do të mudësojë arsim praktik cilësor, që do t'u mundësojë  nxënësve të shkollave të mesme, nëse do të vendosin të përmirësohen akademikisht", tha Nuhiu.

 Ai mori pjesë në ndarjen e certifikatave për trajnim të kryer profesional-didaktik me mentorë nga Universiteti Goce Dellçev-Shtip dhe nga kompani me të cilat universiteti bashkëpun, për realizimin e mësimit praktik.

Ai ka falënderuar edhe Qeverinë e Zvicrës për mbështetjën e trajnimit të mentorëve, si dhe për ndihmën për zhvillmin e konceptit dual në shkollat e mesme në vend, ku fokusi është drejtuar në mësimin praktik në kompani. si/ar/

 Foto: MASH
 

QËNDRONI TË LIDHUR