NPRRSH shpalli thirrje publike, shpërndarje dhe pagesa në pikat pagesore me M-TAG
- Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore (NPRRSH) shpalli Thirrje publike për lidhjen e një marrëveshje me personat juridikë për shitjen, shpërndarjen dhe pagesën në pika pagesore me pajisje për pagesë elektronike nëpër pika pagesore (TAG).
- Post By Qefsere Abduli
- 11:14, 28 korrik, 2025
Shkup, 28 korrik 2025 (MIA) - Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore (NPRRSH) shpalli Thirrje publike për lidhjen e një marrëveshje me personat juridikë për shitjen, shpërndarjen dhe pagesën në pika pagesore me pajisje për pagesë elektronike nëpër pika pagesore (TAG).
Me ndryshimet në Ligjin për rrugët publike të votuara në Kuvend muajin e kaluar u paralajmërua se do të mundësohet një rrjet më i gjerë për blerjen dhe rimbushjen e pajisjes M-TAG, përveç në ambientet e Ndërmarrjes publike dhe në vende të tjera.
Thirrja publike e NPRRSH-së përmban shtojca për specifikimin teknik të transponderëve mikrovalë (TAG) për pagesën elektronike në pikat pagesore si dhe specifikimin teknik të softuerit të aplikacionit.
"Sistemet elektronike për pagesa në pikat e pagesave duhet të mundësojnë pagesën në pikat me përdorimin e teknologjisë mikrovalë (DSRC) në një frekuencë operative prej 5.8 GHz. Sistemi i themeluar ETC është në përputhje me standardet evropiane për sistemet elektronike për pagesa (CEN/TC 278) dhe EN 15509, ndër të tjera me standardet e mëposhtme: EN 12253, EN 12795, EN 12834, EN 13372, ISO 14906, ISO 17264, EN 15509, EN 16312, GSS 3.2, EN 15876-1/2TS 12813 + 13140 -1/2 dhe standardin e transmetimit radio EN 300 674. Për këtë qëllim, Ndërmarrja publike për rrugët shtetërore ka instaluar antena mikrovalë DSRC Single Lane Transceiver TRX1320A/E për shkëmbimin e të dhënave midis korsisë së trafikut dhe automjeteve të pajisura me pajisje TAG. Antenat punojnë në frekuencën mikrovalë prej 5.8 GHz dhe janë plotësisht konform standardeve evropiane CEN TC278 sipas standardit EN15509, përkatësisht ENV ISO 14907-1:2010 EFC", thuhet në thirrje.
Për të siguruar që përdoruesit e rrugës të mund ta përdorin shërbimin për të paguar në pikat e pagesave pa ndaluar, është e nevojshme të blihen transponderë mikrovalë (TAG) me karakteristika minimale teknike, të përshkruara në thirrje.
Çdo subjekt juridik me të cilin nënshkruhet kontratë duhet të ofrojë softuer të specializuar aplikacioni për mundësimin dhe monitorimin e shërbimeve që janë objekt i kontratës. Softueri aplikativ duhet të ofrojë funksionalitet të shumëfishtë përfshirë edhe mundësinë e aktivizimit të pajisjeve elektronike për pagesën në pikat pagesore (tag) përmes rrjetit të palëve të treta përmes të njëjtës me një zgjedhje të lirë të llojit të pagesave, mundësinë e pagesave, kontrollin dhe menaxhimin. Duhet të zhvillohet si një zgjidhje moderne ueb, e arritshme përmes çdo shfletuesi modern ueb, si dhe të ofrojë integrim të plotë me sistemin ekzistues të pagesave të autoritetit kontraktues. qa/
Foto: arkivi i MIA-s