• e hënë, 23 dhjetor 2024

NPRRSH organizon vizitë në trasenë e autostradës në ndërtim Kërçovë - Ohër, do të jenë të pranishëm Boçvarski dhe Rustemi

NPRRSH organizon vizitë në trasenë e autostradës në ndërtim Kërçovë - Ohër, do të jenë të pranishëm Boçvarski dhe Rustemi

Shkup, 7 shkurt 2024 (MIA) -  Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore (NPRRSH) dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sot organizojnë vizitë në trasenë e autostradës në ndërtim Kërçovë - Ohër. Qëllimi, siç informojnë nga NPRRSH-ja, është që opinioni publik të njoftohet hollësisht me gjendjen vijuese të trasesë në ndërtim.

Krahas ministrit për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi, trasenë do ta vizitojnë edhe të gjitha palët e involvuara në ndërtimin e autostradës, profesorë nga Fakulteti e Ndërtimit, projekantë, kontraktorë dhe nënkontraktorë dhe mbikëqyrës.mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR