NPRRSH: Nga 18 shtatori regjim i përkohshëm i komunikacionit në anën e djathtë të tunelit në drejtimin Bllacë - Shkup
- - Regjim i përkohshëm i komunikacionit në anën e djathtë të tunelit, në drejtimin Bllacë - Shkup, për shkak të realizimit të punëve ndërtimore - sanimin e tunelit, do të vendoset nga e hëna, 18 shtator, informojnë nga Ndërmarrja Publike e Rrugëve Shtetërore (NPRRSH).
- Post By Fitore Curri
- 15:41, 11 shtator, 2023

Shkup, 11 shtator 2023 (MIA) - Regjim i përkohshëm i komunikacionit në anën e djathtë të tunelit, në drejtimin Bllacë - Shkup, për shkak të realizimit të punëve ndërtimore - sanimin e tunelit, do të vendoset nga e hëna, 18 shtator, informojnë nga Ndërmarrja Publike e Rrugëve Shtetërore (NPRRSH).
Komunikacioni, siç është bërë e ditur në kumtesën e NPRRSH-së, do të realizohet me lëshim në një anë të automjeteve dhe do të ketë sinjalizim adekuat.
NPRRSH bën thirrje që të respektohet regjimi kohor dhe sinjalizimi i vendosur në komunikacion që të mos rrezikohen pjesëmarrësit në komunikacion. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s