NP "Sharr" me përpjekje që sa më shpejt të lëshohet sistemi nga Leshnica, që të ketë sasi më të mëdha uji në Tetovë
- Ndërmarrja Publike "Shar" nga Tetova informon se po punohet në një sistem të ri furnizimi me ujë me qëllim që të sigurohen 150 litra ujë shtesë në sekondë që të normalizohet furnizimi me ujë në qytet.
Tetovë, 28 tetor 2025 (MIA) - Ndërmarrja Publike "Shar" nga Tetova informon se po punohet në një sistem të ri furnizimi me ujë me qëllim që të sigurohen 150 litra ujë shtesë në sekondë që të normalizohet furnizimi me ujë në qytet.
Rrjeti i ujësjellësit të Tetovës përdor vetëm 240 litra ujë në sekondë nga burimet e Kodrës së Diellit dhe katër puse, ndërsa një furnizim optimal me ujë kërkon 350 litra ujë në sekondë. Për shkak të kësaj situate, ende ka mungesë uji në pjesë të caktuara të qytetit, thonë nga ndërmarrja publike e ujësjellësit "Sharr" nga Tetova.
Të dielën, të dy sistemet e furnizimit me ujë u mbyllën për shkak të turbullirës së ujit të pijshëm pas reshjeve të dendura të shiut. Pas kthjelljes së ujit u vu në përdorim vetëm sistemi i vjetër që sjell ujë nga Kodra e Diellit dhe katër puset, ndërsa linja e re e furnizimit me ujë nga Leshnica është mbyllur plotësisht këto tre ditë. Pas vendosjes në funksion të sistemit të vjetër, autoritetet rekomanduan që uji të mos pihet për shkak të turbullirës.
"Nga sistemi i ri i furnizimit me ujë nga Leshnica, aktualisht mund të marrim 150 litra ujë në sekondë, por problemi i turbullirës duhet të kapërcehet. Intensivisht është duke u punuar dhe pritet që kjo linjë të vihet në funksion sot pasdite. Megjithatë, apeloj që uji të mos përdoret për pije derisa të marrim analizat mikrobiologjike të cilësisë së ujit, tha Valon Zeqiri, drejtor i NP "Sharr" - Tetovë.
Pas çdo shiu të rrëmbyeshëm, impianti i trajtimit të ujërave të zeza për sistemin e ri të furnizimit me ujë ndërpret automatikisht rrjedhën e ujit nga Leshnica nëse uji i turbullt hyn në tuba.
Dje ngga Departamenti i Higjienës dhe Ekologjisë Shëndetësore pranë Qendrës së Shëndetit Publik në Tetovë informuan se uji i pijshëm ka parametra fizikë dhe kimikë të sakta, ndërsa rezultatet mikrobiologjike nga testet e cilësisë do të dihen të mërkurën. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s