• e enjte, 04 dhjetor 2025

NP "Rrugë dhe rrugica" - Shkup po punon në pastrimin e plotë të kejit të lumit Vardar

NP

 Shkup, 8 nëntor 2025 (MIA) - Nga Ndërmarrja Publike "Rrugë dhe Rrugica" - Shkup informojnë se vazhdojnë aktivitetet me pastrim shtratit të lumit Vardar.

"Ekipet NP "Rrugë dhe Rrugica" - Shkup edhe sot janë aktive me pastrim e shtratit të lumit Vardar. Largohet ambalazhi plastik dhe mbeturinat e grumbulluara në lumë, dhe me ekskavatorë dhe mekanizime të tjera, materiali i rëndë dhe prej dheu që është grumbulluar në pjesën qendrore të kejit", informojnë nga Ndërmarrja Publike "Rrugë dhe Rrugica" - Shkup në një postim në Fejsbuk.

 Theksojnë se  në aksion për pastrimin e Qytetit të Shkupit janë përfshirë të gjitha ekipet e NP "Rrugë dhe Rrugica" - Shkup me të gjithë mekanizimin dhe kapacitetin e punës në dispozicion. Potencojnë se do të punojnë këto ditë derisa të pastrohet plotësisht keji i lumit Vardar.

Foto dhe video: NP "Rrugë dhe Rrugica" - Shkup 

 

QËNDRONI TË LIDHUR