• e diel, 22 dhjetor 2024

NP "Higjiena Komunale"-Shkup ka përgatitur procesverbal për qytetarët dhe subjektet juridike të hasur gjatë deponimit të paligjshëm të sasive të mëdha të mbeturinave ndërtimore

NP

Shkup, 20 shtator 2024 (MIA)- Në periudhën prej 16-20 shtator të vitit 2024, Eko - Patrulla e NP “Higjiena Komunale” - Shkup ka përgatitur gjithsej 16 procesverbale edukative-informative për qytetarët dhe personat juridikë të kapur gjatë hedhjes në mënyrë të paligjshme të sasive të mëdha të mbetjes ndërtimore në sipërfaqet publike në komunat e Shkupit: Qendër, Gazi Babë, Çair, Karposh, Kisella Vodë dhe Aerodrom.

Njëkohësisht, ekipet e Ndërmarrjes gjatë ditës së kaluar kanë hequr disa deponi të vendosura në rrugët Vojvoda Vasil Çakalarov në komunën Karposh dhe Cvetan Dimov në komunën Çair, si dhe në bulevardin Aradhat Partizane në komunën Qendër.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR