• e enjte, 18 korrik 2024

NP Higjiena komunale – Shkup: Mbetja komunale në komunën e Butelit mblidhet rregullisht dhe në kohë

NP Higjiena komunale – Shkup: Mbetja komunale në komunën e Butelit mblidhet rregullisht dhe në kohë

Shkup, 9 korrik 2024

NP Higjiena Komunale - Shkup i demanton fuqishëm pohimet e kryetarit të komunës së Butelit, i cili në profilin e tij në Fejsbuk liferon të pavërteta lidhur me mirëmbajtjen e higjienës në këtë komunë të Shkupit.

NP Higjiena Komunale - Shkup i informon banorët e qytetit të Shkupit se në territorin e komunës Butel të Shkupit, mbetjet komunale në vazhdimësi mblidhen dhe transportohen pa asnjë ndërprerje, gjegjësisht në përputhje me dinamikën e përcaktuar me Planin operativ për mirëmbajtjen e pastërtisë publike të zonës së qytetit të Shkupit dhe Programi operativ për mbledhjen dhe transportimin e mbetjes komunale nga zona e qytetit të Shkupit, të miratuar nga ana e Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Ekipet e Ndërmarrjes me muaj më parë janë ekskluzivisht  aktiv dhe përmes zbatimit të aktivitete të jashtëzakonshme në këtë komunë të Shkupit, ku vetëm në dhjetë ditët e fundit janë ngritur afër 100 metra kub mbetje nga më shumë deponi të egra, të cilat gjenden në bulevardin Bosnjë dhe Hercegovinë - në afërsi të  SHMQSH "Zef Lush Marku" dhe te ndërtesat sociale, në rrugën Radishanska - në të dy hyrjet edhe te Salla e Sportit, si dhe në rrugën e verbër Cetinska.

Dëshirojmë të theksojmë se NP Higjiena Komunale - Shkup gjatë kryerjes së aktiviteteve të saj nuk bën përzgjedhje sipas përcaktimit politik të qytetarëve, por i zbaton aktivitetet e saj në mënyrë të barabartë në të gjitha komunat e Shkupit.

Qyteti i Shkupit dhe NP Higjiena Komunale - Shkup apelojnë deri tek personat e pandërgjegjshëm që të ndalojnë hedhjen tendencioze të mbetjes së paligjshme në sipërfaqe publike me të cilat po ballafaqohemi masivisht në muajt e fundit, si dhe i bëjmë thirrje kryetarit të përmendur të komunës së Butelit t’i aktivizon shërbimet inspektuese pranë komunës në terren, të cilat janë përgjegjës për sanksionimin e çdo shkeljeje të Ligjit për Pastërti Publike.

NP Higjiena Komunale - Shkup 

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR