NP “Higjiena komunale”: Zëvendësohen koshat e dëmtuar në komunën e Gjorçe Petrovit
- Gjatë ditës së djeshme, NP “Higjiena Komunale” - Shkup ka kryer zëvendësimin e koshave të dëmtuar të destinuara për hedhjen e mbetjes së imët në komunën e Gjorçe Petrovit.
- Post By Fami Bajrami
- 09:28, 31 tetor, 2024

Shkup, 31 tetor 2024 (MIA)- Gjatë ditës së djeshme, NP “Higjiena komunale” - Shkup ka kryer zëvendësimin e koshave të dëmtuar të destinuara për hedhjen e mbetjes së imët në komunën e Gjorçe Petrovit.
Zëvendësimi u realizua në më shumë lokacione në pjesën qendrore të komunës, ku në vend të koshave të dëmtuar janë vendosur krejtësisht enë të reja.
Në përputhje me Planin operativ për mirëmbajtjen e pastërtisë publike në zonën e Qytetit të Shkupit, NP “Higjiena komunale” - Shkup kryen zbrazjen e gjithsej 2300 koshave të destinuara për hedhjen e mbetjes së imët të vendosura në territorin e të gjitha komunave të Shkupit.