NP “Higjiena Komunale”- Shkup vazhdon me largimin e deponive të egra në komunat Butel dhe Çair
- Ekipet e NP “Higjiena Komunale” - Shkup, gjatë mbrëmjes së djeshme vazhduan me realizimin e aktiviteteve për pastrimin e deponive të egra në komunat e Shkupit në Butel dhe Çair.
- Post By Fami Bajrami
- 12:59, 1 tetor, 2024

Shkup, 1 tetor 2024 (MIA)- Ekipet e NP “Higjiena Komunale” - Shkup, gjatë mbrëmjes së djeshme vazhduan me realizimin e aktiviteteve për pastrimin e deponive të egra në komunat e Shkupit në Butel dhe Çair.
Në komunën Butel janë larguar përafërsisht 30 metra kub mbetje nga disa deponi të egra të vendosura në rrugën Bosnjë dhe Hercegovinë – tek ndërtesat sociale, si dhe në rrugën “Skoevska” në afërsi të Sallës sportive në vendbanimin Radishan.
Janë ngritur dhe transportuar rreth 20 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura në rrugët Cvetan Dimov dhe Xhon Kenedi në komunën Çair të Shkupit.