• e diel, 22 dhjetor 2024

Novak pa koment për azilin e ish kryeministrit Gruevski

Novak pa koment për azilin e ish kryeministrit Gruevski

Shkup, 6 shkurt 2023 (MIA) - Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, në konferencën e përbashkët për media me Shkup me nikoqirin e saj shefin e shtetit, Stevo Pendarovski nuk deshi të komentojë për azilin që ishte dhënë për ish kryeministrin Nikolla Gruevski.

Ajo tha se kjo është çështje në kompetencë të organeve gjyqësore të Hungarisë dhe shfaqi kënaqësi që kjo nuk ka ndikuar në bashkëpunimin e mirë dypalësh mes të dyja shteteve.

"Lidhur me Gruevskin, dua të them se ajo është kompetencë e gjyqësorit tonë. Jam shumë e lumtur që gjatë vizitës sime u binda se bashkëpunimi ynë i ndërsjellë në nivel të vendeve po ndërtohet dhe zhvillohet me sukses, se ne kemi baza të mira që ai të vazhdojë të zhvillohet dhe se marrëdhëniet mes qytetarëve hungarez dhe maqedonas janë në nivel të lartë dhe se kjo nuk ndikon asnjë çështje kriminale, apo marrëdhënie kriminale", tha presidentja hungareze Novak në pyetjen e gazetarëve.

Ish kryeministri, Nikolla Gruevski në vitin 2018 iku nga shteti në Hungari. Ai me procedurë të shkurtër fitoi azil politik nga autoritetet kompetente hungareze. 

Maqedonia e Veriut kërkoi esktradimin e tij për vuajtjen e dënimit me burg prej dy viteve për blerjen e mercedesit në rastin "Tanku" të PSP-së dhe për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. Gjykata në Hungari i refuzoi kërkesat e MPB-së nga Maqedonia e Veriut. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR