• e hënë, 23 dhjetor 2024

Norvegjia e gatshme ta njoh shtetin palestinez

Norvegjia e gatshme ta njoh shtetin palestinez

Osllo, 12 prill 2024 (MIA) - Norvegjia është e gatshme ta njoh shtetin palestinez në bashkëpunim me vendet tjera, deklaroi sot kryeministri norvegjez Jonas Gar Stjore në takim me kolegun e tij spanjoll, Pedro Sançez, i cili angazhohet për njohje të tillë.

"Norvegjia është e gatshme të marrë vendim për njohjen e shtetit palestinez. Ky vendim duhet të merret në bazë të kohës dhe kontekstit, në bashkëpunim të ngushtë me bashkëmendimtarët. Nuk kemi përcaktuar datë konkrete", deklaroi Stjore në Osllo në konferencën e përbashkët për shtyp me Sançezin.

Parlamenti norvegjez në nëntor miratoi propozim me të cilin kërkohet nga qeveria që të jetë e gatshme ta njoh shtetin e pavarur palestinez. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR