• e hënë, 23 dhjetor 2024

Normat mesatare të interesit të kredive dhe depozitave të përgjithshme në shkurt janë rritur

Normat mesatare të interesit të kredive  dhe depozitave të përgjithshme në shkurt janë rritur

Shkup, 31 mars 2023 (MIA) - Normat mesatare të interesit të  kredive  të përgjithshme dhe   depozitave të përgjithshme në shkurt kanë shënuar rritje. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se rritja mujore e normës mesatare të interesit të kredive të përgjithshme  në shkurt është 5 për qind, ndërsa të depozitave një për qind.

Norma mesatare e interesit të kredive të përgjithshme të  sektorit të korporatave është 4.63 për qind dhe është më e lartë për 0.03 pikë përqindje krahasuar me janarin. Norma e interesit të kredive të sapo miratuara  ka një rritje mujore prej 0.03 pikë përqindjeje dhe arrin në 5.22 për qind.

 Norma e interesit të kredive të përgjithshme të amvisërive është e pandryshuar krahasuar me  janarin dhe është 5.34 për qind. Në bazë vjetore, kjo normë interesi është më e lartë me 0.20 pikë përqindjeje. Norma mesatare e interesit për kreditë e sapo miratuara  është 5.18 për qind dhe tregon një rritje mujore prej 0.37 pikë përqindjeje. ar/

 Foto: Banka Popullore

 

QËNDRONI TË LIDHUR