• e mërkurë, 03 korrik 2024

Normalizohet komunikacioni në rrugën Kriva Pallankë – Deve Bair

Normalizohet komunikacioni në rrugën Kriva Pallankë – Deve Bair

Shkup, 13 janar 2024 (MIA) - Nga ora 17:40 është normalizuar komunikacioni në rrugën magjistrale A2 Kriva Pallankë - Deve Bair, njofton LAMM.

Për shkak të një aksidenti nga ora 15:35 ka qenë në ndërprerje komunikacioni në dy drejtimet në rrugën Kriva Pallankë – Deve Bair.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në disa vende madje me lagështi. Në disa drejtime rrugore që kalojnë nëpër gryka të mundura janë rrëshqitje më të vogla të dheut, kumtojnë nga NP "Rrugët e Maqedonisë".

NP "Rrugët e Maqedonisë" apelon për vozitje të kujdesshme, respektim të sinjalizimit në komunikacion, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. Ekipet e kujdestarisë, theksohet në kumtesën e NP "Rrugët e Maqedonisë" janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha drejtimet rrugore.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR