• e diel, 22 dhjetor 2024

Normalizohet komunikacioni në linjën hekurudhore Shkup - Veles pasi lokomotiva e trenit të mallrave doli nga binarët

Normalizohet komunikacioni në linjën hekurudhore Shkup - Veles pasi lokomotiva e trenit të mallrave doli nga binarët

Shkup, 18 nëntor 2024 (MIA) – Hekurudhat e Maqedonisë – Transport informon se është normalizuar komunikacioni rrugor dhe hekurudhor pasi lokomotiva e një treni të mallrave doli nga binarët. 

Dëmi, siç informuan nga kompania, është i parëndësishëm dhe lokomotiva pas kontrollit teknik, është kthyer në qarkullim. Për udhëtarë ishte organizuar transport me autobus në relacionin nga Velesi deri në Shkup dhe anasjelltas. 

“Më datë 17.11.2024 në ora 21:35, në mes të stacioneve Kadina Rekë dhe Zelenikovë, ka ndodhur një ngjarje e jashtëzakonshme, një lokomotivë e trenit të mallrave ka dalë nga binarët. Lokomotiva u ngrit nga një tren ndihmës më 18 nëntor 2024 në orën 01:40. Nga NP HRMV Infrastruktura hekurudha u mbyll zyrtarisht për qarkullim të plotë hekurudhor më 18.11.2024 deri në orën 10:50, që kur u rivendos dhe u normalizua komuni8kacioni hekurudhor i udhëtarëve dhe mallrave. Dëmi nga ngjarja e jashtëzakonshme është i parëndësishëm dhe lokomotiva është rikthyer menjëherë në qarkullim pas kontrollit teknik” qëndron në informacionin e Hekurudhat e Maqedonisë - Transport.

Qendra për Menaxhim me Kriza, duke iu referuar një informacioni nga HM Transport, sot në mëngjes njoftoi se komunikacioni ndërmjet stacioneve hekurudhore “Kadina Rekë” dhe “Zelenikovë” është ndërprerë pasi dje, në orën 21:37, një tren i mallrave kishte dalë nga binarët. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR