Normalizohet komunikacioni hekurudhor, paguhet paga e prillit në HRMV Transport
- - Komunikacioni hekurudhor në shtet është normalizuar, pasi sot në orën 13 është paguar paga e prillit në HRMV Transport SHA Shkup dhe është ndërprerë bojkoti të cilin e filluan sot në mëngjes të punësuarit.
- Post By Fitore Curri
- 15:09, 5 qershor, 2023

Shkup, 5 qershor 2023 (MIA) - Komunikacioni hekurudhor në shtet është normalizuar, pasi sot në orën 13 është paguar paga e prillit në HRMV Transport SHA Shkup dhe është ndërprerë bojkoti të cilin e filluan sot në mëngjes të punësuarit.
Gjatë bojkotit disaorësh nuk kanë qarkulluar dy trena, një i udhëtarëve dhe një i mallrave.
"Sot në HRMV Transport SHA Shkup në orën 13:00 është lëshuar paga e prillit. Të punësuarit vazhdojnë me punë, trenat qarkullojnë sipas itinerarit", informuan për MIA-n nga HRMV Transport.
Porosisin se mbeten në konkludimet e mëparshme, nëse deri në datën 15 të këtij muaji nuk paguhet pjesa e parë e pagës gjegjësisht deri në datën 25 pjesa e dytë e pagës, ditën e ardhshme punëtorët në punëtori do t'i ndërpresin detyrat e punës dhe nuk do t'i rregullojnë dhe kontrollojnë lokomotivat dhe garniturat. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s