• e shtunë, 23 nëntor 2024

Normalizohet hyrja përmes vendkalimit kufitar Evzoni, hiqet bllokada e bujqve grek

Normalizohet hyrja përmes vendkalimit kufitar Evzoni, hiqet bllokada e bujqve grek

Strumicë, 21 shkurt 2024 (MIA) - Nga mbrëmë në ora 23 është normalizuar hyrja në Greqi përmes vendkalimit kufitar Evzoni, i cili nga ora 18 ka qenë i bllokuar nga bujqit grekë, ndërsa shërbimet e atjeshme kufitare kanë lëshuar automjete udhëtarësh dhe transportuese në çdo gjysmë ore nga dhjetë minuta.

Lajmin se është normalizuar hyrja tek fqinji jugor përmes vendkalimit kufitar Bogorodicë-Evzoni e konfirimoi për MIA-n shefi i Qendrës rajonale për çështje kufitare Jug pranë MPB, Sllavço Bogoev.

Ndërsa në pikat e tjera kufitare me Greqinë, Dojran-Dojrani dhe Mexhitlia-Niki, qarkullimi i udhëtarëve dhe mallrave po zhvillohet normalisht.

Ndryshe, kalimi Niki për hyrje në Greqi është bllokuar dje nga fermerët grekë nga ora 16:00 deri në orën 19:00, të cilët sipas informacioneve nga atje e kanë vendosur në pezullim grevën dhe bllokadat. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR