• e premte, 05 dhjetor 2025

NOMAGAS dhe DESFA nënshkruan Memorandum për për mirëkuptim për përparim të bashkëpunimit rajonal në energji (PLT)

NOMAGAS dhe DESFA nënshkruan Memorandum për për mirëkuptim për përparim të bashkëpunimit rajonal në energji (PLT)

 Athinë, 29 prill 2025 (MIA) - Drejtorët ekzekutivë të NOMAGAS-it Muhamed Elmazi dhe të operatorit grek të transmetimit të gazit natyror DESFA, Maria Rita Gali në margjinat e Samitit të nëntë ballkanik të energjetikës në Athinë, mëngjesin e sotëm nënshkruan memorandum bashkëpunimi, me të cilin thellon bashkëpunimin që synon forcimin e lidhjes rajonale të energjisë dhe sigurinë e furnizimit me energji, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Memorandumi është bazuar në bashkëpunimin shumëvjeçar midis dy kompanive, ndërsa u nënshkrua në prani të ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska dhe zëvendësministrit të Energjetikës dhe Mjedisit Jetësor të Greqisë, Nikos Cafos të cilët gjithashtu marrin pjesë në samitin dyditor energjetik.

Директорот на НОМАГАС Мухамед Елмази и извршната директорка на грчката ДЕСФА Мариа Рита Гали на маргините на деветтиот Балкански Еенерергетски Самит во Атина, претпладнево потпишаа меморандум

Qëllimi i këtij Memorandumi, siç njoftojnë nga NOMAGAS-i është të promovojë bashkëpunimin në fushat me interes të ndërsjellë, në përputhje me objektivat dhe parimet e palëve, ndërsa Memorandumi "e konfirmon përkushtimin e palëve për thellimin e partneritetit të tyre dhe promovimin e zhvillimit të një infrastrukture të qëndrueshme dhe efikase të gazit natyror".

Paralelisht mbulon fushat e zhvillimit të infrastrukturës me integrimin e teknologjive të reja, ndarjen e njohurive në lidhje me çështjet rregullatore, ndarjen e njohurive në lidhje me inovacionet tekniko-tekonologjike, ndarjen e praktikave në fazën operative, si dhe bashkëpunimin në optimizmin e strategjive financiare. 

 

Drejtorët ekzekutivë të NOMAGAS-it dhe DESFA-s, Elmazi dhe Gali shprehën kënaqësi që ky Memorandum konkret thellon dhe forcon më tej bashkëpunimin midis dy kompanive.

"Ky Memorandum e thekson rolin e NOMAGAS-it në sigurimin e furnizimit të sigurt dhe të diversifikuar me energji për vendin tonë, si dhe mbështetjen në tranzitin energjetik. Gjithashtu, NOMAGAS pozicionohet si lidhje kyçe për transmetimin e gazit natyror dhe hidrogjenit në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë, duke forcuar edhe sistemin e tyre energjetik.  E gjitha kjo do të realizohet përmes partneritetit të rëndësishëm strategjik me DESFA-n, e cila, si pikë lidhjeje energjetike përdor fleksibilitetin dhe kapacitetin e saj", tha Elmazi. 

 Gali theksoi se ky Memorandum për bashkëpunim paraqet edhe një hap tjetër të rëndsësishëm në angazhimin e DESFA-s për bashkëpunim rajonal në sektorin e energjisë.

"Përmes partneritetit me NOMAGAS-in, do të mund të shfrytëzojmë ekspertizën dhe burimet tona të përbashkëta për të përshpejtuar zhvillimin e sistemeve tona kombëtare të gazit, si dhe për të kontribuar në diversifikimin dhe sigurinë e furnizimit me energji në Evropën Juglindore, në përputhje me qëllimin tonë për të ndërtuar infrastrukturë rezistente dhe për të promovuar një të ardhme të qëndrueshme energjetike për rajonin", theksoi Gali. 

 

Nënshkrimi i sotëm i Memorandumit, sipas Ministres së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska, "është një konfirmim i qartë i vizionit tonë strategjik: të lidhim, diversifikojmë dhe përgatisim sistemet tona energjetike për të ardhmen".

"Forcimi i partneritetit midis NOMAGAS dhe DESFA-s do të thotë hapja e Maqedonisë së Veriut ndaj tregjeve të reja të energjisë dhe siguri më të madhe të furnizimit, ndërkohë që mbështetet drejtpërdrejt kalimi ynë drejt burimeve të qëndrueshme të energjisë. Interkonjektori është projektuar jo vetëm për nevojat e sotme, por edhe për të ardhmen e energjisë,  të ardhme në të cilën teknologjitë e qëndrueshme do të luajnë një rol kyç. Me këtë hap, jo vetëm që sigurojmë qëndrueshmëri më të madhe për vendin tonë, por po kontribuojmë edhe për një rajon energjitik më të fortë dhe më të integruar në Evropën Juglindore", theksoi Bozhinovska. 

 

Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Energjisë së Greqisë, Nikos Cafos tha se nënshkrimi i Memorandumit "parasheh një hap të rëndësishëm për bashkëpunim energjetik në rajonin tonë". 

"Ky partneritet jo vetëm që forcon lidhjen mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, por edhe e konfirmon angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë dhe diversifikimin e energjisë. Gazsjellësi Greqi-Maqedoni e Veriut është një projekt strategjik që forcon qëndrueshmërinë dhe lidhshmërinë e rajonit tonë, zgjeron mundësitë ekonomike dhe të investimeve, dhe konfirmon Greqinë si një pikë kyçe lidhëse për Evropën Juglindore. Me punën e përbashkët dhe duke shfrytëzuar ekspertizën tonë, po ndërtojmë themelet për një të ardhme energjitike më të sigurt dhe më të qëndrueshme", theksoi Cafos. qa/ 

Foto: MIA/ NOMAGAS

 

QËNDRONI TË LIDHUR