• e shtunë, 21 dhjetor 2024

"Njujork tajms": Putin përmes ndërmjetësve propozon të fillohen negociatat për ndërprerje të zjarrit në Ukrainë

Uashington, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Edhe krahas retorikës luftarake dhe deklaratave se ka për qëlim të vazhdojë luftën, presidenti rus, Vlladimir Ptin përmes kanaleve diplomatike ka shprehur gatishmëri për ndalje të zjarrit dhe negociata, kumtoi fundjavën e shkuar gazeta "Njujork tajms".

Sipas burimeve të afërta me Kremlinin dhe nga nëpunësit amerikanë dhe ndërkombëtarë gazeta merr vesh se Putini që nga shtatori ka sinjalizuar gatishmëri për armëpushim, që do t'i ndalonte veprimet suhtarake të pozitave rrjedhëse.

Sipas burimeve, Putin vazhdimisht ka bërë me dije se ai është i kënaqur nga territori i marrë dhe është i gatshëm për armëpushim.

"Ata thonë: 'Nuk jemi të gatshëm për negociata dhe ndërprerje të zjarrit'. Ata dëshirojnë të mbeten atje ku janë tani në fushëbetejë", tha një nëpunës i lartë ndërkombëtar i cili këtë vjeshtë u tkaua me përfaqësuesit e Moskës.

Zyrtarët amerikanë theksojnë se Putini tashmë nuk ka kërkuar mënjanim nga pushteti në Ukrainë i qeverisë së Zelenskit. Ata thonë se armëpushimi që propozohet nga Moska do të nënkuptonte ruajtje të sovranitetit të Ukrainës me Kievin si kryeqytet, por nën kontroll të Rusisë do të mbeten pothuajse 20 për qind e territorit ukrainas. Shtohet se edhe pse Putini jep sinjale për gatishmëri për marrëveshje, ai pret propozim më konkret.

Megjithatë, ka pak gjasa që Kievi do të pranonte një propozim të tillë. Disa zyrtarë amerikanë konsiderojnë se ky und të jetë tentim i kremlinit për t'u tërhequr vëmendja dhe nuk reflekton se Putini me të vërtetë është i gatshëm për kompromis.  Ish-zyrtarë rusë shtojnë se ai mund t'i ndryshojë vendimet e veta nëse forcat ruse shohin se kanë nismë në fushëbetejë. ab/

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR