• e hënë, 23 dhjetor 2024

Njujork Tajms: Netanjahu e anuloi sulmin e menjëhershëm hakmarrës ndaj Iranit pas bisedës telefonike me Bajdenin

Njujork Tajms: Netanjahu e anuloi sulmin e menjëhershëm hakmarrës ndaj Iranit pas bisedës telefonike me Bajdenin

Uashington, 14 prill 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden e pengoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu të aprovojë një sulm të menjëhershëm hakmarrës kundër Iranit, pasi Teherani mbrëmë lëshoi rreth 300 dronë dhe projektila sulmuese në Izrael, publikoi Njujork tajms.

Sipas gazetës, disa anëtarë të kabinetit ushtarak të Izraelit ishin për përgjigje të menjëhershme, por për shkak se sulmi iranian nuk ka shkaktuar dëme serioze, Netanjahu është bindur nga Bajdeni.

Në vazhdim është takimi i Kabinetit ushtarak me të cilin kryeson Netanjahu në të cilin do të vendoset për hapat e mëtejshëm.

Më herët shefi i diplomacisë izraelite, Izrael Kac, theksoit se hapat po shqyrtohen me kujdes pas sulmit të madh nga Irani.

Kemi thënë: Nëse Irani e sulmon Izraelin, ne do të sulmojmë Iranin. Dhe ky përkushtim ende vlen, theksoi Kac. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR