• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Njujork tajms": NATO po përgatitë dërgimin "e pashmangshëm" të z]ushtrisë në Ukrainë për trajnim të forcave ukrainase

Uashington, 17 maj 2024 (MIA) - NATO mund të dërgojë instruktorë ushtarak në Ukrainë për përgatitje "të shpejtë" dhe "cilësore" të forcave ukrainase të cilat duhet t'i kundërpërgjigjen ofenzivës ruse këtë verë, kumtoi "Njujork tajms" duke iu referuar burimeve të njoftuara me këtë.

Sipas tyre, persona ushtarak ukrainas tani po e kalojnë trajnimin në Evropë, në poligone trajnimi në Gjermani dhe Poloni. Dërgimi i tyre atje si dhe kthimi i tyre përmes Lavovit dhe Kievit ka marrë shumë kohë.

Armata e Ukrainës po përballet me fuqi të pakësuar të gjallë dhe mungesa ka arritur "pikën kritike", kështu që perosna zyrtarë ukrainas kanë kërkuar nga SHBA-ja dhe NATO-ja të ndihmojnë në përgatitjen e 150.000 mbrojtësve të tjerë.

Bartja e trajnimit në Ukrainë do t'u lejojë instruktorëve të mblidhen më shpejtë informata për risitë në linjën e frontit dhe në mënyrë adekuate ta adaptojnë programin për trajnim, theksojnë burimet për "Njujork tajms".

Dërgimi i instruktorëve të NATO-s në Ukrainë "duket i pashmangshëm", theksoi shefi i Shtatmadhorisë së forcave të armatosura të SHBA-së, Çarlls K. Braun i riu.

Sipas tij, veprimet e tilla tani "do t'i kanosnin jetët e instruktirëve", kështu që forcat ukrainase duhet të zgjedhin: të përdorin mjete për mbrojtje kundërajrore për mbrojtje të ushtarëve të NATO-s apo të infrastrukturës së rëndësishme kritike".

Por, sipas tij, sistemimi i trajnuesve të NATO-s në Ukrainë duket sikur është i pashmangshëm.

"Mundësisht, do të vijmë tek ajo pikë me kalimin e kohës", deklaroi ai.

Diskutimin për dërgimin e ushtrisë së NATO-s në Ukrainë për herë e filloi presidenti francez, Emanuel Makron në shkurt të këtij viti. Në fillim të majit ai paraqiti dy kushte për këtë - armata ruse duhet ta kalojë linjën e frontit, dhe Kievi duhet të dërgojë kërkesë adekuate për ndihmë. Gjithashtu, ai tha se Parisi do të ishte i gatshëm të dërgojë ushtri nëse paraqitet rreziku që Rusia t'i marrë Kievin dhe Odesën.

Nisma ishte përshëndetur nga presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR