• e hënë, 23 dhjetor 2024

NJTZ e Dibrës vitin e kaluar ka pasur 98 intervenime, me dëme të vogla materiale

NJTZ e Dibrës vitin e kaluar ka pasur 98 intervenime, me dëme të vogla materiale

Dibër, 11 janar 2024 (MIA) - Njësia Territoriale Zjarrfikëse (NJTZ), vitin e kaluar ka evidentuar 98 intervenime, që është për 28 intervenime më pak në krahasim me vitin e kaluar.

"Në vitin që lamë pas kishim 98 intervenime, prej të cilave 81 janë zjarre. Më konkretisht nga numri i përgjithshëm i zjarreve, 58 janë në hapësirë të hapura, 19 në objekte dhe katër në mjete komunikacioni. 17 të tjerat janë intervenime teknike. Atë që dua ta theksoj veçanërisht është fakti që dëmi i shkaktuar material është shumë i vogël, si rezultat i përgatitjes dhe furnizimit tonë për intervenim të shpejtë", deklaroi për MIA-n, Xhetan Miftaroski, komandant i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse. 

Shton se gjatë viteve të fundit numri i intervenimeve po ulet. Kështu, në vitin 2021 kanë pasur 128, ndërsa vitin e ardhshëm 126 intervenime. 

Katërmbëdhjetë zjarrfikësit e Dibrës, përveç komunës së Dibrës, intervenojnë edhe në komunën Qendra Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë, gjegjësisht në zonën e Rekës, por nëse është e nevojshme, nga aspekti humanitar, ndërhyjnë edhe në zonën kufitare nga pala shqiptare. Kjo është në kuadër të bashkëpunimit të vendosur mes komunave Dibër dhe Peshkopi, ku vitin e kaluar patën një ndërhyrje, në fshatin kufitar Vojnikë.

Duke pasur parasysh se gjendemi në periudhë të sezonit të ngrohjes, Miftaroski e përsërit thirrjen që qytetarët rregullisht t'i pastrojnë oxhaqet, sepse me vite të tëra ata janë shkaku kryesor për zjarre në objekte. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR