• e hënë, 23 dhjetor 2024

Njerëzit gjithnjë e më shumë vendosen ne zonat, të cilat mund të preken nga përmbytjet e rrezikshme

Njerëzit gjithnjë e më shumë vendosen ne zonat, të cilat mund të preken nga përmbytjet e rrezikshme

Uashington, 5 tetor 2023 (MIA) - Njerëzit gjithnjë e më shumë po vendosen në zonat, të cilat janë shumë të ekspozuara në përmbytje të rrezikshme, posaqërishtë në Kinë, paralajmëroi një studim i publikuar mbrëmë nga një ekonomist i Bankës Botërore.

"Në kohën kur zgjedhjet e vendbanimeve njërëzore duhet të përshtaten me ndryshimet klimatike, shumë vende po e rrisin me shpejtësi ekspozimin e tyre ndaj përmbytjeve", deklaroi autori Jun Rentshler.

Studimi i tij i analizoi imazhet satelitore mbi 30 vjet, duke ndjekur shpërndarjen e popullsisë në nivel global si dhe hartat e përmbytjeve. Hulumtimi i ri ishte global dhe mori parasysh rreziqet e përmbytjeve pranë detërave dhe oqeaneve, përmbytjet nga shirat e dendura si dhe përmbytjet e lumenjëve.

Studim ka zbuluar se në vitin 2015, 20 për qind nga të gjitha zonat e populluara ishin në rrezik mesatar ose të lartë nga përmbytjet, krahasuar me 17.9 për qind para tridhjetë vjetëve.

Sipas studimit, zgjerimi i vendbanimeve në zonat me rrezik të lartë e rrit ekspozimin ndaj përmbytjeve dhe dëmeve në të ardhmen dhe bën të domosdoshëm investimin në mbrojtjen nga përmbytjet.

Azia Lindore dhe Paqësori janë ndër rajonet më të ekspozuara, veçanërisht për shkak të zgjerimit urban në Kinë, ashtu si në Vietnam dhe Bangladesh. rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR