• e hënë, 23 dhjetor 2024

Njeriu i parë i SPAK-ut konfirmoi se po zhvillohet hetim kundër Ilir Metës

Njeriu i parë i SPAK-ut konfirmoi se po zhvillohet hetim kundër Ilir Metës

Tiranë, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Njeriu i parë i Prokurorisë së Speciale të Shqipërisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit  Altin Dumani, konfirmoi në takimin e sotëm me gazetarët se është në proces hetimi ndaj ish shefit të shtetit Ilir Meta, kreu aktual i Partisë së Lirisë.

"Në lidhje me pyetjen për Ilir Metën, kjo është pyetje e cila është nën hetim dhe nuk e komentoj. Në secilin takim më pyesni për këtë punë. Dhashë përgjigje", tha ai në pyetjen e gazetarëve. 

Lidhur me çështjen e konfiskimit të pasurisë së Monika Kryemadhit, bashkëshortes së Metës, kreu i prokurorisë speciale tha shkurt: kontrollet tona janë një instrument apo një mekanizëm si mjet për gjetjen e provave.

I pyetur për eksponentë të politikës shqiptare, Dumani tha se askush nuk është imun, madje as ai vetë.

"E rëndësishme është që dikush të mos jetë i imunizuar. Derisa dhe unë e thyej ligjin, do të vijë prokurori pranë meje, Adnan Xholi, do të vijë të më tregojë ligjin dhe provat dhe ju e dini se çfarë do të pasojë", tha Dumani.

Në lidhje me ish kryeministrin dhe ish presidentin, Sali Berisha i cili akuzohet për korrupsion pasiv dhe për të cilin SPAK kërkon forcimin e masave të sigurisë "arrest shtëpiak" dhe mbikëqyrje  24 orë nga policia, ai u përgjigj se "e gjithë procedura është e bazuar në ligj".

Për Berishën institucioni kërkon masën nga Gjykata Speciale "arrest shtëpiak", vëzhgim policor 24 orësh dhe ndalim komunikimi me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët jeton në banesë.

Sot për të tretën herë është shtyrë miratimi i vendimit, pas kërkesës së përsëritur të avokatëve të tij për shkarkimin e gjyqtares Irena Gjoka. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR