• e hënë, 23 dhjetor 2024

Njeriu i parë i Eurogrupit për vizitë në Bullgari

Njeriu i parë i Eurogrupit për vizitë në Bullgari

Bruksel, 15 mars 2024 (MIA) - Kryetari i Eurogrupit dhe ministër irlandez për shpenzime publike dhe reforma, Paskal Donahju sot do të qëndrojë në Sofje në takime me përfaqësues të kreut shtetëror bullgar.

Sipas paralajmërimit, është paraparë Donahju të ketë takime me presidentin bullgar, Rumen Radev, me kryeministrin në dorëheqje, Nikollaj Denkov dhe ministrat e punëve të jashtme dhe të financave, Maria Gabriel dhe Asen Vasilev.

Tema kryesore të bisedimeve do të jenë përparimi i Bullgarisë në përmbushjen e kushteve për inkuadrim drejt Eurozonës, si dhe perspektiva e përgjithshme ekonomike e vendit.

Donahju, gjithashtu, do të marrë pejsë edhe në konferencën me temë "Rruga evropiane e Bullgarisë - Inkuadrimi në Eurozonë, përfitimet dhe sfidat për bizneset".

Në prag të vizitës, Donahju deklaroi se është posaçërisht i kënaqur që do të mund të qëndrojë në Bullgari, vend i cili, siç tha, ka aspiratat të qarta për anëtarësim në Eurozonë.

"Vizita do të jetë mundësi të njihet puna e rëndësishme që është bërë në periudhën e kaluar dhe të bisedohet për përparimin, në pritje të inkuadrimit të shpejtë të Bullgarisë në Eurozonë", theksoi Donahju. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR