• e diel, 22 dhjetor 2024

Njëzet persona e kanë humbur jetën në sulmin e kryengritësve në Burundi

Njëzet persona e kanë humbur jetën në sulmin e kryengritësve në Burundi

Najrobi, 23 dhjetor 2023 (MIA) - Njëzet persona, prej të cilëve 19 civilë, e kanë humbur jetën në pjesën perëndimore të Burundit në sulmin e grupit kryengritës RED-Tabara, kumtoi sot Qeveria.

Kryengritësit publikuan se kanë vrarë dhjetë pjesëtarë të forcave të sigurisë së Burundit.

Sulmi ka ndodhur të premten në mbrëmje në qytetin Vugizo, në kufirin me RD Kongo, ku qëndron baza e lëvizjes RED-Tabara (rezistenca për sundimin e së drejtës në Burundi). Ky grup i armatosur lufton kundër qeverisë në Burundi, të udhëhequr nga Evarist Nxhaishimi.

Ky është sulmi i dytë i kryengritësve për më pak se dy javë. bsh/

Foto: Vikipedia

  

 

QËNDRONI TË LIDHUR