Njëzet persona e humbën jetën në sulmin izraelit ndaj kampit të refugjatëve Nuseirat
- Njëzet persona e humbën jetën para agimit në sulmin ajror izraelit ndaj nj[ shtëpie në kampin e refugjatëve Nuseirat, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, të shkatërruar gjatë luftës, kumtuan nga spitali Al Aksa dhe konfirmuan dëshmitarët okularë.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:25, 19 maj, 2024
Gazë, 19 maj 2024 (MIA) - Njëzet persona e humbën jetën para agimit në sulmin ajror izraelit ndaj nj[ shtëpie në kampin e refugjatëve Nuseirat, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, të shkatërruar gjatë luftës, kumtuan nga spitali Al Aksa dhe konfirmuan dëshmitarët okular.
"Pranuam 20 persona të vrarë dhe disa të plagosur pasi që sulmi ajror izraelit ishte kahëzuar drejt shtëpisë së familjes Hasan në kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të Gazës", thuhet në kumtesën e spitalit.
Dëshmitarët okular deklaruan se sulmi ishte kryer rreth orës 3 sipas kohës lokale. Ushtria izraelite kumtoi se po e kontrollon raportin.
Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve kumtoi se mes të plagosurve ka disa fëmijë dhe se ekipet e shpëtimit po gjurmojnë për perosnat e ngujuar nën rrënoja.
Ushtria izraelite thotë se po kryen vetëm operacione targetore.
Dëshmitarët okular thonë se kanë dëgjuar shpërthime dhe se luftimet në Xhabalia kanë zgjatur tërë natën. ab/
Foto: МIА arkivi