Njëzet e një kandidatë për gjyqtar të ri nga Maqedonia e Veriut në Gjykatën e Strasburgut
- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ) informon se në thirrjen publike për zgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, deri më 29 prill të këtij viti, kanë arrit gjithsej 21 aplikime.
- Post By Fami Bajrami
- 13:48, 3 maj, 2025
Shkup, 3 maj 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ) informon se në thirrjen publike për zgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, deri më 29 prill të këtij viti, kanë arrit gjithsej 21 aplikime.
Midis kandidatëve, siç informojnë disa media, ka gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë.
"Në periudhën e ardhshme, Komisioni ndërdikasterial i formuar me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do t'i shqyrtojë aplikimet, do të intervistojë kandidatët dhe do t’i qaset procesit të rangimit të tyre me qëllim që të propozojë tre kandidatë deri te Paneli këshillëdhënës i ekspertëve për zgjedhjen e gjyqtarëve pranë Këshillit të Evropës, konform nenit 22 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut (KEDNJ)”, informojnë nga MPJTJ.
Procesi i selektimit, siç thonë nga MPJTJ do të realizohet konform kritereve dhe procedurave të përcaktuara me qëllim sigurimin e transparencës dhe objektivitetit në përzgjedhjen e kandidatëve më të përshtatshëm për këtë pozicion të rëndësishëm.
Që nga viti 2017, vendin në Gjykatën Evropiane e përfaqëson Jovan Ilievski.
Mandati nëntëvjeçar i gjyqtarit të ri do të fillojë në fillim të vitit 2026.
Foto: arkivi i MIA-s