• e hënë, 23 dhjetor 2024

Njëzet e dy vite Marrëveshje kornizë e Ohrit

Njëzet e dy vite Marrëveshje kornizë e Ohrit

Shkup, 13 gusht 2023 (MIA) - Para njëzet e dy viteve në ditën e sotme u nënshkrua Marrëveshja kornizë me të cilën u përfundua konflikti disamujor në vend, në vitin 2001.

Në kuadër të shënimit të 22-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit, Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për herë të dytë e organizon Shkollën për liderë të rinj "Peace Forum Dialogue" (PFD) me mbi 80 pjesëmarrës.

Siç njoftojnë nga Kabineti i zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, përmes "Peace Forum Dialogue" të rinjve  u jepet mundësia të marrin njohuri për funksionimin e sistemit politik në vend, zbatimi i politikave që rezultojnë nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, promovimi i marrëdhënieve  ndëretnike, menaxhimi i konflikteve, ndërtimi i paqes, kohezioni social, demokracia konsensuale, ndërtimi i paqes dhe bashkëjetesa ndërmjet bashkësive etnike dhe integrimi i qytetarëve në jetën publike, sociale, ekonomike dhe kulturore.

Në ditën e parë të hapjes së Forumit në Mavrovë mbajti fjalim zëvendësministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Xhabir Doko i cili tha se Shkolla për Liderë të Rinj ofron mundësi për pjesëmarrësit që të marrin njohuri të reja nga ekspertët më të mirë në vend dhe rajon.

Marrëveshja kornizë e Ohrit u nënshkrua më 13 gusht 2001 në rezidencën presidenciale në Vodno në Shkup nga ana e presidentit të atëhershëm të vendit, Boris Trajkovski, kryeminsitrit të atëhershëm dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Ljubço Georgievski, si dhe liderëve të atëhershëm të LSDM-së, Branko Cërvenkovski, PPD-së, Imer Imeri dhe PDSH-së, Arben Xhaferi. Nënshkrime të veta në marrëveshje vendosën edhe përfaqësuesit e posaçëm të BE-së dhe SHBA-së, Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju. Në bisedimet që filluan në korrik në Shkup, e më pas vazhduan në Ohër, u konsultuan disa këshilltarë dhe ekspertë.

Комитетот за односи меѓу заедниците денеска ќе одржи свечена седница по повод одбележувањето на 20-годишнината од потпишувањето на Охридскиот рамковен договор.

Mbi 130 ligje, ndryshime dhe plotësime ligjore u miratuan në vitet e kaluara që nga implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit, prej të cilave, pjesa më e madhe - 59 janë ligje për mosdiskriminim dhe përfaqësim të barabartë, 40 janë në sferën e identitetit, kulturës, arsimit dhe decentralizimit të pushtetit.

Për implementim të suksesshëm të marrëvehsjes, u formua Sekretariati për zbatim të Marrëveshjes kornizë të Ohrit, i cili në vitin 2019 u transformua në Ministri për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Në parimet themelore të dokumentit ceket se "tërësisht dhe pa kushte hiqet përdorimi i dhunës për realizim të qëllimeve politike". "Vetëm zgjidhje të qeta politike mund ta garantojnë të ardhmen stabile dhe demokratike të Maqedonisë. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë, dhe karakteri unitar i shtetit janë të pacenueshme dhe duhet të ruhen. Nuk ekzistojnë zgjidhje territoriale për çështjet etnike. Karakteri multietnik i shoqërisë së vendit duhet të ruhet dhe të gjejë reflektimin e vet në jetën publike. Një shtet demokratik bashkëkohor, në rrjedhën natyrore të zhvillimit dhe pjekjes së vet, duhet vazhdimisht të sigurojë që Kushtetuta e vet tërësisht t'i përmbushë nevojat e të gjithë qytetarëve të vet në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare, të cialt edhe vetë vazhdimisht zhvillohen. Zhvillimi i vetëqeverisjes lokale është me rëndësi thelbësore për nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën demokratike, dhe për avancimin e respektimit të identitetit të bashkësive", shtohet në dokument. Më pas vijojnë pikat që kanë të bëjnë me ndërprerjen e armiqësive, zhvillimine  pushtetit të decentralizuar, mosdiskriminimin dhe përfaqësimine  drejtë, procedura të posaçme kuvendore, arsimin dhe prëdorimin e gjuhëve, shprehjen e identitetit dhe implementimin.

Marrëveshja përmban edhe tre Anekse: A. Amandamentet kushtetuese; B. Ndryshime në legjislaturë dhe C. Implementimi dhe masa për ndërtim të marrëveshjes, si dhe dispozita përfunduese. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR