• e enjte, 10 korrik 2025

Njëmbëdhjetë shtetas tanë presin evakuimin nga Tel Avivi, fluturimet do të rifillojnë në varësi të situatës së sigurisë

Njëmbëdhjetë shtetas tanë presin evakuimin nga Tel Avivi, fluturimet do të rifillojnë në varësi të situatës së sigurisë

 Shkup, 22 qershor 2025 (MIA) - Pas mbylljes së sotme të hapësirës ajrore izraelite dhe aeroportit "Ben Gurion" në Tel Aviv, të gjitha fluturimet për në dhe nga Izraeli janë anuluar. Fluturimet pritet të rifillojnë gjatë ditës, varësisht nga situata e sigurisë.

 Sipas informacioneve të marra nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, për momentin gjithsej 11 shtetas të Maqedonisë presin evakuim me fluturim nga Tel Avivi. Kjo mund të ndodhë në ditët në vijim, varësisht nga zhvillimi i situatës së sigurisë, njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJdheTJ).

 Si alternativë, ekziston mundësi për evakuim në rrugë detare - me anije nga Ashdodi në Limasol (Qipro), për të cilën Ambasada është në komunikim të rregullt me ​​shtetasit e Maqedonisë dhe autoritetet kompetente izraelite.

 "Përkujtojmë se, përveç evakuimit të grupit të parë të qytetarëve të realizuar nga një aeroplan qeveritar më 17 qershor, në përfundim me 22 qershorin, numri i përgjithshëm i shtetasve të Maqedonisë të interesuar për evakuim nga Izraeli është 27. Megjithatë, jo të gjithë janë të gatshëm ta bëjnë këtë menjëherë", njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, MPJdheTJ.

 Theksojnë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, nëpërmjet Ambasadës në Tel Aviv, mbetet në komunikim të vazhdueshëm dhe plotësisht në dispozicion të shtetasve të Maqedonisë, deri në evakuimin e tyre të sigurt. Njëkohësisht, u bëjnë apel të gjithë qytetarëve të përmbahen nga udhëtimet në vendet e Lindjes së Mesme ku situata e sigurisë është përkeqësuar seriozisht. Paralajmërojnë se publiku do të informohet për të gjitha lajmet në kohën e duhur. 

 Qytetarët mund të kontaktojnë në numrat e mëposhtëm SOS: 

📞 +389 75 273 732 / +389 75 268 736

ose telefonat kujdestarë të Ambasadës në Tel Aviv:

📞 +972 54 500 8566 / +972 54 967 054

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR