• e premte, 05 korrik 2024

Një zjarr tjetër pyjor ka shpërthyer në territorin e komunës së Ilindenit

Një zjarr tjetër pyjor ka shpërthyer në territorin e komunës së Ilindenit

Shkup, 26 gusht 2023 (MIA) - Rreth orës 16 ka shpërthyer një tjetër zjarr afër fshatit Buçinci dhe Ajvatovci në territorin e Komunës së Ilindenit, në një pyll me pisha dhe po përhapet me shpejtësi të madhe. Është angazhuar një ertraktor për shuarjen e zjarrit, informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

"Sot rreth orës 16 ka shpërthyer një zjarr pyjor afër fshatit Buçinci dhe Ajvatovci - komuna e Ilindenit në një pyll me pisha. Po përhapet me shpejtësi. Krahas zjarrfikësve nga Brigada për mbrojtje kundër zjarreve -Shkup është angazhuar edhe një ertraktor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), njofton QMK.

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR