• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një zgjidhje e përhershme për pagat e zyrtarëve duhet të jetë një nga detyrat e para të Parlamentit të ri, beson Pendarovski

Një zgjidhje e përhershme për pagat e zyrtarëve duhet të jetë një nga detyrat e para të Parlamentit të ri, beson Pendarovski

Shkup, 1 mars 2024 (MIA) - Ndryshimet e propozuar të Ligjit për pagat e zyrtarëve me ulje të koeficientëve, sipas presidentit aktual Stevo Pendarovski, nuk janë zgjidhje e përhershme. Kjo, beson ai, duhet të jetë një nga detyrat e para të Parlamentit të ri.

"Koeficienti prej 4,5 për qind ose për deputetë nga 3,5 deri në 3,7 në varësi të nivelit në Parlament, për mendimin tim është shumë i lartë. Jam dakord që kjo nuk është zgjidhje e përhershme sepse vendi është i varfër dhe qytetarët janë të varfër. Paga mesatare rritet, megjithatë, është ende larg mesatares evropiane ku janë të mundshme paga që tilla, prej tre mijë eurosh për zyrtarët më të lartë. Mirëpo, meqë jemi në kohën e Qeverisë teknike dhe në parazgjedhje, për mendimin tim kjo duhet të jetë një nga detyrat e para të Parlamentit të ardhshëm", vlerëson Pendarovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës për shtyp në të cilën e promovoi kandidaturën e tij.

Sipas tij, është mirë që qeveria ka reaguar me ndryshimin e ligjeve, por mendon se edhe kjo është shumë vonë, dhe thekson edhe faktin se opozita ishte, thotë ai, jashtëzakonisht e qetë për këtë çështje.

"Ka mënyra, çështja është a ka vullnet politik për ta bërë dhe e theksoj sërish - më habit që jo partitë në pushtet që kanë qenë në pushtet deri më tani, por asnjë nga opozita nuk ka thënë asgjë, as nuk kanë thënë atë që kam thënë kur nuk kam pasur zgjidhje tjetër se diferencën nga e vjetra në pagën e re do ta dhuroj", thotë Pendarovski.

Ai përkujtoi se para pesë-gjashtë muajsh, kur publikisht kërkoi ndryshimin e koeficientit  ta mbështesin të gjitha partitë në Parlament, ishte kritikuar dhe se zemërimi i qytetarëve ishte i justifikuar pas rritjes së pagave për 78 për qind. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR