• e shtunë, 23 nëntor 2024

Një vullkan ka shpërthyer në Indonezinë lindore

Një vullkan ka shpërthyer në Indonezinë lindore

 Xhakartë, 28 prill 2024 (MIA) - Vullkani Ibu në Indonezinë lindore ka shpërthyer sot, duke hedhur re hiri deri në 3,5 kilometra mbi krater, kumtuan autoritetet.

 Erupsioni, i cili filloi në orën 12:37 sipas kohës lokale, ka zgjatur më shumë se tre minuta, thuhett në kumtesën e sotme të një nëpunësi i pikë së kontrollit në afërsi të vullkanit në pjesën veriore të Molukës. 

 "Lusim banorët dhe turistët në afërsi të vullkanit Ibu të mos kryejnë kurrfarë aktivitetesh në radius prej dy kilometra (rreth kraterit)", shtoi nëpunësi. 

 Niveli i alarmit i shpallur pas shpërthimit të vullkanit në lartësi mbidetare prej 1.325 metra mbetet i dyti sipas shkallës së nivelit të katërt. Pas shpërthimit nuk është urdhëruar evakuuim.

 Megjithatë, autoritetet i kanë bërë thirrje popullatës të mbajë maska dhe syze kur dalin jashtë që të mbrohen nga hiri vullkanik. 

Foto: Printskrin 

 

QËNDRONI TË LIDHUR