• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një vajzë shtatëvjeçare është vrarë në këmbimzjarr në Çikago, dy fëmijë janë në gjendje kritike

Një vajzë shtatëvjeçare është vrarë në këmbimzjarr në Çikago, dy fëmijë janë në gjendje kritike

Çikago, 14 prill 2024 (MIA) - Tetë persona janë qëlluar, mes të cilëve tre fëmijë, duke përfshirë edhe një vajzë shtatëvjeçare, e cila iu nënshtrua lëndimeve, në këmbimzjarrin lidhur me rivalitet të bandave lokale në pjesën jugore të Çikagos, kumtoi sot policia.

"Një vajzë u qëllua në kokë mbrëmë dhe iu nënshtrua lëndimeve, ndërsa një djalë njëvjeçar dhe një shtatëvjeçar janë qëlluar disa herë dhe janë në gjendje kritke", deklaroi zëvendës shefi i policisë në Çikago, Don Xherom në brifing me gazetarët, të mbajtur në vendin e incidentit.

Ai shtoi se policia i është përgjigjur thirrjes për të shtëna rreth orës 21, por kur ka arritur në vendin e ngjarjes, i ka gjetur vetëm pesonat e qëlluar, mes të cilëve edhe tre fëmijë.

Të lënduarit, të cilët qëlluan në vendin e përplasjes së përgjakur për shkak të një tubimi familjar, janë dërguar në spitalet lokale.

Sipas Xherom, hetimi është ende në fazë fillestare, por dëshmitarë deklaruan se kanë shtënë dy persona.

"Ky nuk ishte akt i rastësishëm i dhunës, por duket se është i lidhur me banda rivale. Pa dallim në motivet e këtij incidenti, sonte janë lënduar tre fëmijë të pafajshëm, prej të cilëve një prej tyre iu nënshtrua lëndimeve", tha Xherom. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR