• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një vajzë njëzet vjeçare nga Shqipëria është shpallur e zhdukur

Një vajzë njëzet vjeçare nga Shqipëria është shpallur e zhdukur

Shkup, 31 mars 2024 (MIA) - Një vajzë njëzet vjeçare me prejardhje nga Shqipëria është raportuar e zhdukur mbrëmë, pasi është larguar nga shtëpia e saj në Shkup, ku po qëndronte, konfirmuan për MIA-n MPB-ja.

"Me datë 30.03.2024 në ora 10:30 në SP Petrovec G.T. ka raportuar se E.Ç (20) nga Republika e Shqipërisë është larguar nga shtëpia në Shkup ku banon. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit", bën të ditur MPB.

Bëhet fjalë për Enkeleda Çelën nga Shqipëria e cila ka studiuar në Shkup në Fakultetin Ekonomik. Ajo u raportua e humbur nga miqtë e saj pasi të premten në mbrëmje humbi çdo gjurmë.

Apel për ndihmë për gjetjen e saj ka publikuar në Fejsbuk shoqja e saj, e cila thotë se vajza për herë të fundit është parë në një pikë karburanti në lagjen Ilinden të Shkupit. Ajo kishte veshur xhinse dhe një xhaketë të zezë dhe mbante një çantë. sa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR