• e martë, 26 nëntor 2024

Një ushtar profesionist dyshohet për furnizim me celularë për të burgosur në Idrizovë

Një ushtar profesionist dyshohet për furnizim me celularë për të burgosur në Idrizovë

Shkup, 2 shkurt 2024 (MIA) - Prokuroria themelore publike Shkup ka ngritur procedurë kundër një personi 23-vjeçar, të dyshuar për vepër penale - Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 1 nga Kodi penal.

Siç informoi PTHP, i dyshuari, më 1 shkurt në INP Idrizovë - Shkup, si person zyrtar - ushtar profesionist në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të gjendjes së shpallur të krizës në rajonin e burgut, u angazhua si sigurim i jashtëm statik nga kulla e rojes në murin rrethojë të objektit të burgut. Me këtë rast, ai ka ndërmarrë veprim, me të cilin i ka tejkaluar kufijtë e autorizimeve të veta zyrtare me qëllim që për dy të dënuar, të cilët kanë vuajtur dënim me burg në repartin e mbyllur dhe në të cilin në pajtim me rendin e burgut, u janë ndaluar celularë, të furniizojë dhe të mundësojë shfrytëzimin e celularëve dhe komunikim pa mbikëqyrje të policisë së burgut.

Pasi paraprakisht ka fshehur dhjetë celulalë në jelekun e tij taktik nga uniforma që e ka mbajtur, ai e ka braktisur vendin e rojes dhe duke ditur se të dënuarit janë lëshuar në shëtitje ditore dhe e presin, ka qëndruar afër murit nga kabina dhe një nga një përmes dy rrethojave mbrojtëse, ua ka dhënë celularët, me qëllim që t'u mundësojë komunikim pa mbikëqyrje.

"Pasi ekzistojnë rrethana, që qartë tregojnë në rrezik për arrati, si dhe rrethana të veçanta, të cilat e arsyetojnë druarjen se i dyshuari do ta përsëris veprën penale, prokurori publik ka parashtruar propozim për përcaktimin e masës paraburgim për personin e dyshuar", njofton PTHP. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR