Një tërmet me magnitudë 6,1 ballë ka goditur Tajvanin, nuk ka informacione për dëme
- Një tërmet me magnitudë 6,1 ballë të shkallës Rihter ka goditur Tajvanin. Epiqendra e tërmetit ishte afër bregut të qarkut Hualien në Tajvanin lindor, kumtoi shërbimi meteorologjik i ishullit.

Taipei, 26 prill 2024 (MIA) - Një tërmet me magnitudë 6,1 ballë të shkallës Rihter ka goditur Tajvanin. Epiqendra e tërmetit ishte afër bregut të qarkut Hualien në Tajvanin lindor, kumtoi shërbimi meteorologjik i ishullit.
Deri më tani nuk ka të dhëna për dëme.
Tërmeti, në një thellësi prej 24.9 km, goditi ndërtesat në kryeqytetin e Tajvanit, Taipei.
Ka pasur më shumë se një mijë pasgoditje në Tajvan pas tërmetit masiv 7.2 ballë që shkaktoi viktima dhe shkatërrime në qarkun Hualien në fillim të këtij muaji. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s