Një tërmet i fuqishëm ka goditur Iranin perëndimor
- Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter ka goditur Iranin perëndimor, njoftoi Shërbimi Sizmologjik Iranian.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:01, 5 dhjetor, 2024
Teheran, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter ka goditur Iranin perëndimor, njoftoi Shërbimi Sizmologjik Iranian.
Tërmeti është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 7:32 sipas kohës lokale në provincën Kuzestan në një thellësi prej 10 kilometra, thuhet në raport.
Ky është tërmeti i dytë në javën e fundit që ka ndodhur në atë krahinë dhe deri më tani nuk raportohet për dëme apo viktima të mundshme.
Foto: Arkivi i MIA-s