Një tërmet është ndjerë në Shtip dhe rrethinë
- - Një tërmet me intensitet prej tre ballë sipas Shkallës makroseizmike evropiane është regjistruar sonte në rajonin epiqendror Sveti Nikollë - Shtip.
- Post By Fitore Curri
- 22:29, 28 janar, 2024

Shkup, 28 janar 2024 (MIA) - Një tërmet me intensitet prej tre ballë sipas Shkallës makroseizmike evropiane është regjistruar sonte në rajonin epiqendror Sveti Nikollë - Shtip.
Tërmeti është regjistruar në orën 18:38 dhe është ndjerë në Shtip dhe rrethinë.
Observatori sizmologjik në Fakultetin Matematikor - Natyror në Shkup ka njoftuar sonte në mbrëmje se epiqendra e tërmetit është 80 kilometra në lindje të Shkupit, në zonën epiqendrore Sveti Nikollë - Shtip, me magnitudë lokale Rihter 2.5 ballë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s