• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një sulmues i maskuar vret një biznesmen palestinez dhe plagos dy persona tjerë në Stamboll

Një sulmues i maskuar vret një biznesmen palestinez dhe plagos dy persona tjerë në Stamboll

Stamboll, 19 gusht 2024 (MIA) - Policia turke sot ka filluar një “hetim të madh” pasi një palestinez është vrarë dhe dy të tjerë u plagosën teksa ishin ulur në automjetet e tyre në Stamboll.

Agjencia turke e lajmeve bën të ditur se gjatë të shtënave të mbrëmshme ka humbur jetën një burrë i ulur në sediljen e shoferit, ndërsa shoku i tij është plagosur rëndë.

Një tjetër burrë i cili nga zyra e guvernatorit llogaritej si truproje e viktimës, ka mbetur i plagosur në këmbë.

Vrasja është kryer nga sulmues të maskuar, thekson agjencia. Të shtënat kanë ndodhur në rrugën Dilaver në lagjen Kagitane në pjesën veriore të Stambollit. Viktima ka qenë një biznesmen.

Vrasësi ka lënë një pistoletë me silenciator në vendin e ngjarjes, thuhet në kumtesën e shkurtër nga kabineti e guvernatorit të Stambollit.

Foto: arkivi i MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR