Një stuhi e madhe la pa energji elektrike më shumë se një milion amvisëri në Teksas
- - Më shumë se një milion shtëpi dhe objekte afariste mbrëmë mbetën pa energji elektrike në shtetin federal amerikan Teksas, për shkak të stuhive të fuqishme dhe breshrit.
- Post By Fitore Curri
- 09:14, 29 maj, 2024

Uashington, 29 maj 2024 (MIA) - Më shumë se një milion shtëpi dhe objekte afariste mbrëmë mbetën pa energji elektrike në shtetin federal amerikan Teksas, për shkak të stuhive të fuqishme dhe breshrit.
Në motin e ligë që para dy ditëve goditi disa pjesë të SHBA-së humbën jetën 25 persona.
Gjatë fundjavës janë denoncuar disa raste të vdekjes në Teksas, Oklahoma, Arkanzas, Misuri, Kentaki, Karolina e Veriut dhe Virxhinia. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s