• e premte, 22 nëntor 2024

Studim i KB-së: Finlandezët më të lumtur, afganët më të palumtur, qytetarët e RMV-së nga mesi - në vendin e 84-të

Studim i KB-së: Finlandezët më të lumtur, afganët më të palumtur, qytetarët e RMV-së nga mesi - në vendin e 84-të

Nju-Jork, 20 mars 2024 (MIA) - Finlanda e ka përforcuar pozicionin e saj si vendi më i lumtur në botë, duke e fituar titullin për të shtatin vit radhazi, thuhet në Raportin e publikuar sot nën patronatin e Kombeve të Bashkuara.

Maqedonia e Veriut është në vendin e 84-të, ndërsa të rinjtë nën moshën 30-vjeçare në vend janë diçka më të lumtur dhe ndodhen në vendin e 67-të.

Sa i përket vendeve të rajonit, Sllovenia është në vendin e 21-të, Kosova në vendin e 29-të, Serbia në vendin e 37-të, Kroacia në vendin e 63-të, Greqia në vendin e 64-të, BeH - 65, Mali i Zi në vendin e 76-të, Bullgaria në vendin e 81-të, Shqipëria në vendin e 87-të, Turqia në vendin e 98-të.

Ukraina është në vendin e 105-të dhe territoret palestineze në vendin e 103-të.

Serbia, Bullgaria dhe Letonia janë vendet me rritjen më të madhe të indeksit të tyre për periudhën 2021-2024, krahasuar me periudhën 2006-2010.

Rënia më e madhe nga 2006-2010 është regjistruar në Afganistan, Liban dhe Jordani. Afganistani, i cili është përfshirë nga një fatkeqësi humanitare që kur talebanët u kthyen në pushtet në vitin 2020, renditet i fundit nga 143 vendet.

Në krye të renditjes globale janë vendet skandinave, të ndjekura nga Danimarka, Islanda dhe Suedia. Ndër fuqitë kryesore në BE, Gjermania është në vendin e 24-të dhe Franca në vendin e 27-të. Gjermania dhe SHBA-ja nuk janë në top 20 për herë të parë në më shumë se 10 vjet, pasi kanë rënë në vendin e 23-të.

Kosta Rika dhe Kuvajti hyjnë në top 20 në vendet e dymbëdhjetë dhe të trembëdhjetë.

Asnjë nga vendet më të populluara në botë nuk është në top 20. “Ndër dhjetë vendet e para, vetëm Holanda dhe Australia kanë më shumë se 15 milionë banorë. Ndër njëzet më të mirat, vetëm Kanadaja dhe Britania e Madhe kanë më shumë se 30 milionë banorë”, thuhet në raport. Kina është në vendin e 60-të dhe India në vendin e 126-të.

Raporti botëror i Lumturisë është një Indeks i Lumturisë i publikuar nga Rrjeti i zgjidhjeve për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara çdo vit që nga viti 2012. Ai bazohet në vlerësimin e njerëzve për lumturinë e tyre, si dhe në të dhënat ekonomike dhe sociale.

Raporti shqyrton gjashtë faktorë kyç: mbështetjen sociale, të ardhurat, shëndetin, lirinë, mirëqenien dhe mungesën e korrupsionit.

Afërsia me natyrën dhe ekuilibri i mirë mes punës dhe jetesës janë çelësi për kënaqësinë e finlandezëve, thotë Xhenifer De Paola, studiuese në Universitetin e Helsinkit e specializuar në këtë fushë. Finlandezët mund të kenë një "ide më të përshtatshme se çfarë është një jetë e suksesshme" në krahasim me SHBA-në, për shembull, ku suksesi shpesh shoqërohet me përfitime financiare, shton ajo.

Besimi i institucioneve, korrupsioni i ulët dhe qasja e lirë në shëndetësi dhe arim janë gjithashtu faktorët kyç. "Shoqëria finlandeze është e ndërthurur me ndjesinë e besimit, lirisë dhe shkallës së lartë të autonomisë", thotë De Paola.

Raporti vjetor gjithashtu thekson ndjesi më të fuqishme të lumturisë tek gjeneratat më të reja sesa tek të vjetrat, te pjesën më të madhe të rajoneve, por jo në të gjithë rajonin. Nga viti 2006 deri në vitin 2010 indksi ka rënë drastikisht tek njerëzit më të rinj se 30 vjeç në Amerikën Veriore, Australinë dhe Zelandën e Re, ndërsa tani është më i vogël sesa tek njerëzit më të moshuar në ato rajone. Nga ana tjetër, në periudhën e njejtë është rritur në të gjitha grupet e rritura në Evropën Lindore. 

Hendeku mes gjeneratave është rritur gjithkund në botë, përveç në Evropë, që autorët e raportit e konsiderojnë "alarmante". mb/

QËNDRONI TË LIDHUR