• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një shtetas shqiptar ndërroi jetë pas lëndimeve gjatë aktiviteteve ndërtimore në fshatin Ballancë

Një shtetas shqiptar ndërroi jetë pas lëndimeve gjatë aktiviteteve ndërtimore në fshatin Ballancë

Dibër, 8 tetor 2023 (MIA) - Një shtetas shqiptar, gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në fshatin Ballancë, komuna Qendër Zhupë, pas lëndimeve të rënda, ka ndërruar jetë.

Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski konfirmoi se bëhet fjalë për banorin 41-vjeçar të Peshkopisë.

"Sonte në orën 16:20, në Sektorin për punë të brendshme në Dibër është paraqitur se, T.D. (41) nga Peshkopia-Republika e Shqipërisë, gjatë kryerjes së punëve ndërtimroe në fshatin Ballancë, komuna Qendër Zhupë, ka pësuar lëndime të rënda trupore pas çka ka ndërruar jetë", deklaroi Dimovski.

me urdhër të prokurorit publik, ekspertizë në vendin e fatkeqësisë kanë kryer ekipe policore dhe persona të autorizuar nga Inspektorati shtetëror i punës.

Në rjaonin e kësaj komune, dhe të komunave fqinje, Dibër dhe Mavrovë-Rostushë, shtetas shqiptarë nga vendbanimet kufitare shpesh angazhohen si punëtorë ndërtimtarie, për prerjen e drinjve, por edhe në blegtori. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR